Gjakova
Shkronjat

Kryetarja e komunës së Gjakovë Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot në takim menagjmentin dhe basketbollistët e klubit "Vëllaznimit".

Është hera e parë që gjenerata U 18 e Vëllaznimit arrin të bëhet kampion I Superligës së Kosovës në Basketboll. Juniorët e  KB “Vëllaznimi”  kanë arritur të shpallen kampion të Kosovës ku kanë mundur Riinvest Prishtinën në dy ndeshjet finale. Një ndër lojtarët më të dalluar të rrugëtimit të Vëllaznimit ishin, Atik Koshi dhe Bleonis Tanushi duke mos lënë anash edhe lojtarët tjerë që kanë dhënë kontribut të madh për këtë titull.Në takimin e luajtur të martën mbrëma në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë njëra pjesë u takoi prishtinasve, kurse tjetra u takoi gjakovarëve. Ndeshja e dytë finale ka përfunduar me rezultat 63:60, derisa ajo e para e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet po ashtu i ka takuar Vëllaznimit me shifrat 70:68.Përmes kësaj fitore djelmoshat e rinjë të Gjakovës kanë arritur të shkruajnë historinë. E pikërisht sot ata zgjodhën që këtë sukses ta ndajnë së bashku me kryetaren e komunë së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, me çrast e informuan edhe me të arriturat e tjera që ka Vëllaznimi. E para e komunës Kusari Lila i përgëzoj Juniorët e Vëllaznimit për titullin Kampion i Superligës së Kosovës në basketboll. Gjatë këtij kampionati ishin gjithësej 18 ekipe të cilat  ishin të ndara në dy grupe A dhe B.Në këtë klub ka edhe basketbollist të cilët kanë thyer rekorde në mesin e tyre është Atik Koshi I cili  për një kampionat ka zhviluar 70 lojëra dhe ka marrë pikë më së shumti. Veqantia e këtij klubi është se 2 basketbollistët Atik Koshi dhe Kreshik Avdija janë pjesë e reprezentacionit të Kosovëstë cilët po vazhdojnë të jenë të suksesshëm në arenën sportive. Përveq grupmoshës U18 në këtë klub ka dhe grupomosha U16, U14 dhe U12.Synimi i Vëllaznimit është që të punojë me grupmoshat e reja si dhe Seniorët të kthehen aty ku e kanë vendin,  në Superligë./TV Syri Vision/