Gjakova
Shkronjat

Një diskutim me të rinjtë e komunës së Gjakovës, pranë sheshit “Ali Podrimja”. Ky është aktiviteti i radhës i subjektit politik “Alternativa”, dega në Gjakovë.

Në hyrje të këtij takimi me të rinj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se komuna që ajo drejton ka dëshmuar se mund të jetë shembull për Kosovën, sa i përket komunikimit të hapur me të rinjtë dhe organizatat rinore.

Në këtë diskutim folën edhe kandidatët e kësaj partie për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe Ilir Deda, poashtu kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.

Më pas të rinjtë prezentë në këtë diskutim, patën mundësinë të bëjnë edhe fotografi selfie me Kusari-Lilën dhe anëtarët e tjerë të Alternativës, pasi vetë emri i aktiviteti ishte “Selfie me Mimozën”. Dhe në fund ata patën edhe një kafe të përbashkët në Çarshinë e Vjetër./Tv Syri Vision/