Gjakova
Shkronjat

11 Qershori do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Të pyetur se a do të dalin të votojnë me 11 qershor disa qytetarë të Gjakovës kanë thënë se duhet patjetër të votohet sepse ndryshimi i duhet këtij vendi domosdoshmërisht.

Gjithqka ndryshoi në mbledhjen e mbajtur me 10 maj të këtij viti, kur deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Me vota 78 pro, 34 kundër dhe 3 abstenim u vendos rrëzimi i Qeverisë së Kosovës. Më këtë vendim të marrë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës vendi shkoj në zgjedhje të parakohshme. Pastaj Presidenti Hashim Thaqi në një takim konstruktiv me përfaqësuesi t e partive politike, morën vendim që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen më 11 qershor. Këto zgjedhje të parakohshme I kanë mirëpritur qytetarët e komunës së Gjakovës, ata tha se me 11 qershor duhet një votë masive, pasi që sipas tyre një pjesëmarrje e gjerë sjell veçse pozitivitet. Të tjerë u shprehen se 11 qershori do të sjell një ndryshim në vendin tonë, vota është një detyrim qytetar, detyrim kushtetues, vota është një e drejtë e gjithsecilit për të shfaqur mendimin e tij. Të rinjët thanë se këto zgjedhje  duhet të shërbejnë për vendosjen e ekuilibrave të duhur në politikënkosovare, në mënyrë që vendi të njoh stabilitet dhe proceset integruese të vijojnë. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, parashihet që procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbahet ditë të diel,  jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Parlamentit. Sipas komisionit Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pavarësisht vendimit të shpejtë për zgjedhje të parakohshme, gjithçka është gati për këtë proces. Fushata e shkurtër do të fillojë në fund të muajit Maj dhe të zgjasë 7-10 ditë./TV Syri Vision/