Gjakova
Shkronjat

Krijues të fjalës së shkruar , adhurues të artit letrat tashmë do të kenë mundësinë që në duar ta kenë librin “Lulebozhuri I Dukagjinit” nga autori Servet Bytyqi, I cili u promovua sot në Gjakovë.

Në prani të krijuesve letrar, dashamirëve të fjalës së shkruar, miqëve dhe familjarëve në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” është promovuar libri “Lulebozhuri i Dukagjinit” nga autori Servet Bytyqi. Një botim përmes të cilit trajtohen tema të ndryshme si malli për vendlindjen, kultura shqipëtare, bukuria natyrore e viseve shqiptare, të cilat autori me mjeshtëri ka ruajtur origjinalitetin e tyre. Redaktorja e këtij Libri Migena Arrlati tha se në këtë vëllim të përbërë me poezi janë të përbledhura vlerat e virtytet historike, kulturoe, artistike dhe etnografike të Dukagjinit. Motive bozhuri, këngë malli, përkushtime dhe udhëtimet e mia janë përfshirë në librin “Lulebozhuri I Dukagjinit”, kështu tha autori Servet Bytyqi I cili ka punuar rreth një vit për këtë libër I cili është botimi I parë I tij. Mes tjerash u tha se imazhet e qarta të cilat ka përfshirë në këtë libër  e bëjnë poezinë e tij tejet funksionale dhe  të mos shkojë më larg se dykuptimësia. “Lulebozhuri I Dukagjinit” është një vëllim me poezi të cilin tashmë të gjithë lexuesit dhe dashamirët e fjalës së shkruar mund ta kenë në duar./TV Syri Vision/