Gjakova
Shkronjat

Me 1 deri më 3 qershor  në komunën e Gjakovës do të mbahet punëtoria “Ditët e Agrobiznesit 2017”.  Në këtë aktivitet do të trajtohen tema kryesisht nga sektori I bletarisë dhe ai I blegtorisë. 

“Ditet e Agrobiznesit 2017” është aktiviteti I cili tradicionalisht mbahet në komunën e Gjakovës nën organizimin e drejtorisë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural. Ky aktivitet do të zhvillohet për tri ditë radhazi. Drejtori I këtij dikasteri Bekim Ermeni tha se dy ditët e para I takojnë seancave plenare ku do të ligjerojnë ekspertë  të fushave përkatëse të cilët do të  prezantojnë para fermerëve gjakovar temat e tyre aktuale. Në ditën e tretë organizohet panairi I gjedhit që mbahet në bujtësinën e begut në Korenicë. Sipas drejtorit Ermeni, për dallim prej viteve të mëparshme kësaj radhe do të bëhet përgjedhja e gjedheve më qumështore dhe cilësore. Ai shtoi se këtë vit do ti kushtohet rëndësi cilësisë e jo sasisë. Ditët e Agrobiznesit 2017 mbahen nga datat  1 deri me 3 qershor, andaj ftohen të gjithë femrerët e komunës së Gjakovës që të bëhen pjesë e kësaj punëtorie e cila do ti kushtojë rëndësi të veqantë sektorit të  bletarisë dhe atij të blegtorisë./TV Syri Vision/