Gjakova
Shkronjat

Zëvendës ministri i Drejtësisë  Florian Dushi sot ka qëndruar në Gjakovë. Ai ka vizituar shoqatën “Thirjet e Nënave” ku ka bashkëbiseduar me nënat gjakovare për dy qështje : zbardhjen e fatit të të pagjeturve si dhe për pensionet e familjeve të personave të pagjetur.

Shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë e vizitoi zëvendës ministri I drejtësisë Florian Dushi. Atë e pritën nënat gjakovare të kësaj shoqate të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre në luftën e fundit të Kosovës nga ushtria paramilitare serbe.Me këtë rast zëvendës ministri Dushi u njoftoi nga afër nënat për procesin rreth zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Ai foli edhe për statusin e familjeve të personave të pagjetur për të inicuar pas kësaj edhe ndryshimet  në ligjet përkatëse siq është qështja e pensioneve. Nga ana tjetër kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” , Nesrete Kumnova tha se edhe pas 18 viteve nuk është punuar asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Sa I përket pensionimit Kumnova tha se kjo është një padrejtësi që po u bëhet këtyre familjeve. Në këtë takim mes tjerash u tha se institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare janë faktorët kryesorë tq cilët duhet të bëjnë presion ndaj shtetit të Serbisë që të tregojë për vendndodhjen dhe kthimin e menjëhershëm edhe të 1660 qytetarëve të Kosovës, që ende konsiderohen të zhdukur./TV Syri Vision/