Gjakova
Shkronjat

Klubi nga Gjakova “Liburn” u shpall kampion i Kosovës në futsall për këtë edicion pasi mbrëmë në ndeshjen e dytë të finales e mposhti Feniksin nga Drenasi me rezultat 3 me 2. Përveq lojës së mirë mbrëmja u karakterizua edhe me një atmosferë të zjarrtë sportive. Salla  “Shani Nushi” ishte e mbushur përplot me 3 mijë shikues. 

Në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë u zhvillua ndeshja e dytë e finales në mes të FC “Liburn” dhe FC “Feniks”. Pas ndeshjes së parë në Play off skuadra gjakovare edhe kësaj radhe u tregua më e sukseshme.Goli I parë I ndeshjes u shënua nga FC Liburn në minutën e 12 të lojës. Dy minuta më vonë rezultati ndryshoi në 1 me 1. Ndërsa 3 minuta pa përfunduar pjesa e parë e lojës Liburn shënoi epërsi dhe kështu pjesa e dytë u mbyll me rezultat 2 me 1. Loja u karakterizua me një intenzitet të lart dhe shumë e fort,  ishin djelmoshat e Fc Liburnit të cilët ishin përgatitur më mirë. Vlen të theksohet se takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme sportive ku ishin të pranishëm rreth 3 mijë adhurues të futsallit. Në pjesën e dytë gjakovarët përmes lojës së tyre treguan se cili ekip ishte më I mirë. Edhe në këtë periudhë të lojës ishin më superior. Ndeshja ishte tejet e fortë dhe u luftua për çdo top, ndërsa pati edhe një përjashtim për secilën skuadër .Gjatë tërë takimit nuk mungoi atmosfera impozante e krijuar nga tifozet vendas. Futbollistët e të dyja skuadrave treguan se me të vërtetë janë më të mirët në Kosovë, por kësaj radhe strategjia e lojës së trajnerit Bekim Bytyqi doli më e suksesshme dhe Liburni me rezultat 3 me 2 mposhti skuadrën mysafire. Krejt në fund u ndanë medaljet e arta për të dyja skuadrat, ndërsa kupa iu dorëzua kapiteni të Liburnit Nexhip Selimit. Kjo fitore u festua me daulle,  muzikë e brohoritje nga adhuruesit e futsallit.  I lumtur për titullin e kampionit të Kosovës u shpreh trajneri Bekim Bytyqi I cili tha se kemi punuar shumë dhe në fund ia dolëm, do të mundohemi ta përfaqësojmë Gjakovën denjësisht edhe në garat evropiane. Golashënuesit për klubin Liburn ishin: Ideal Brovina me një golë ndersa Halim Selmanaj shënoi dy gola. FC Liburn përveq Ligës, sivjet e ka fituar edhe Kupën e Kosovës, ndërsa triumfi I serisë finale, pra titulli kampion I mundëson përfaqësim të Kosovës në garat evropiane në sezonin e ardhshëm./TV Syri Vision/