Gjakova
Shkronjat

31 Maji është Dita Botërore kundër duhanit. Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit. Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Edhe në komunën e Gjakovës ligji për duhanin respektohet por jo në masë të madhe. Ka lokale që konsumohet por në shumicën e rasteve ky ligj respketohet. Po ashtu nëpër institucionet publike nëpër hapësirat e mbyllura vitet e fundit nuk janë raportuar raste të kosnumimit të duhanit. Përpos rasteve sporadike edhe ato shumë të rralla. Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit. E këtë vit tema për Ditën Botërore të Luftës kundër Duhanit është: “Duhani, një kërcënim për zhvillimin”. Sipas statistikave të fundit cdo vit gati 6 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet që shkaktohen nga duhani. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe vetëdijësimi I opinionit për ndërmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij. Andaj shoqëria së bashku me akterët e tjerë janë faktorët kryesor të cilët duhet të përpiqën që të ndikojnë në ngritjen e vetësdijës së opinionit mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit./TV Syri Vision/