Gjakova
Shkronjat

Të gjitha këto punime artistike, janë krijuar nga fëmijët kreativë të organizatës HANDIKOS në Gjakovë. Të ekspozuara në këtë pjesë pranë sheshit “Nëna Terezë”, këto punime zgjuan kurreshtjen e kalimtarëve të rastit. E gjithë kjo, në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve, 1 qershorin.

 

Në sheshin “Nëna Terezë” në kuadër të këtij aktiviteti, dolën edhe përfaqësues nga hapësira krijuese “BONEVET”. Ata morrën me vete edhe këto punime, të krijuara nga anëtarët e kësaj qendre në Gjakovë.

E me moton “Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë për arsim”, fëmijët e HANDIKOS-it së bashku me ata të shtatë shkollave në Gjakovë, marshuan nëpër qytet për të arritur deri në këtë shesh. Ndërkaq, drejtuesja e kësaj organizate, apeloi tek institucionet relevante që të angazhohen më shumë për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

E në fund fëmijët pjesëmarrës në këtë paradë, vazhduan për në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ku u mbajt një program artistiK. Këtu erdhi edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë.

 

Ky program u organizua nga Drejtoria e Kulturës dhe Arsimit, së bashku me shkollat fillore, grupin e kërcimit “Art Design” dhe fëmijët me aftësi të kufizuara./Tv Syri Vision/