Gjakova
Shkronjat

Nxënësit e shkollës "Yll Morina" organizuan aktivitet simbolik në kuadër të ditës ndërkombëtare  të fëmijëve.

Zgjodhën që të festojnë me muzikë dhe vallëzim modern. Nxënësit e shkollës fillore “Yll Morina” në Gjakovë e shënuan ditën ndëkombëtare të fëmijëve me festë. Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe punimet artisitke të cilat I kishin përgatitur nxënësit, e secili prej tyre përqonte mesazh vetëdijësues se të gjithë fëmijët gëzojnë të drejta të barabarta si dhe meritojnë të trajtohen të barabartë në shoqëri. Nga ana tjetër nxënësit thanë se fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me lumturi e harmoni. E veqantë e këtij aktiviteti ishte edhe pëllumbi I bardh I cili u lëshua nga dora që të fluturoj I lirë, e një gjë e tillë simbolizon paqen dhe dashurinë, por të njëjtën kohë tregon që fëmijëve duhet tu dhurohet më shumë dashuri. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre./TV Syri Vision/