Gjakova
Shkronjat

Lëvizja Vetëvendosje nis fushatën elektorale për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në komunën e Gjakovës.

Kanditatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nisën fushatën elektorale për zgjedhjet e parakoshme të 11 qershorit në qytetin e Gjakovës me një tubim publik. Driton Çaushi I cili njëherit është edhe kryetar i degës së VV-së në Gjakovë, iu drejtua të pranishmëve duke thënë se me fushatën e VV-së qytetarëve po u kthehet shpresa, ndërsa me 11 qershor do të fillojë qeveria e cila i jep shtetit nder.Këto zgjedhje e bëjnë punën më të lehtë për qytetarët nese duan të ndryshojn, andaj ftoj qytetarët që të bëhen pjesë aktive gjatë këtyre ditëve elektorale, pra aktivist të ndryshimit rrënjësor tha mes tjerash Çaushi. Nga ana tjetër edhe kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje mes tjerash në këtë tubim folën për 40 prioritetet e Vetëvendosjes, me theks të veçantë për reformimin e administratës, shtesa për fëmijë, 160 çerdhe të reja, arsim falas, rritje e pensionit të moshës, dhe trefishimin e inspektorëve të punës. Gjatë këtij tubimi ata kritikuan edhe veprimet e qeverisjes së deritanishme, duke thënë se përgjatë 18 viteve ata treguan pazotësi, sherre dhe padije.Ka ardhur koha e zgjidhjes me qeverinë e re të Lëvizjes Vetëvendosje. Një qeverisje pa korrupsion. Pa kriminel që vendos drejtësinë. Një qeverisë pa analfabetë që lufton injorancën. Një qeverisje pa tradhtar, që ruan dhe mbron kombin, thanë mes tjerash kandidatët për deputet. Lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit, me kandidatin për kryeministër Albin Kurtin./TV Syri Vision/