Gjakova
Shkronjat

Një aktivitet interesant organizuan nxënësit e shkollës "Yll Morina", të cilët paradaluan me biçikleta  nëpër qytet.

Gjithqka filloi tek vendi I biçikletës simbol në parkun e Gecës në komunën e Gjakovës. Nxënësit e shkollës fillore “Fehmi Agani” morën iniciativën që të shënojnë 1 qershorin,  ditën e fëmijëve pikërisht në vendin ku tre vite më parë është aksidentuar Gjylgjyzare Karaxhija – Xharavina, apo siq e njohin ndryshe Zarushi.Me këtë rast në shenjë nderimi nxënësit vendosen lule tek biçikleta simbol homazhi për të si dhe  thurren disa vargje për Zarushin. E pikërisht për këtë nxënsit zgjodhën që këtë ditë ta festojnë me sportin e çiklizmit. E këtë iniciativë e përkrahën edhe çiklistët e klubit “Gjakova 137” të cilët iu ofruan nxënësve biçikletta dhe paisjet tjera të këtij sporti. Kështu të gjithë së bashku të koordinuar njëri me tjetrin filluan paradën e qetë me biçikleta nga vendi I biçikletës simbol për të vazhduar deri në Shkugëz./TV Syri Vision/