Gjakova
Shkronjat

Një qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe shoqërisë në përgjithësi. Në kuadër të kësaj dite edhe fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të komunës së Gjakovës festuan me aktivitete të ndryshme.

 Po përgatisin të gjithë së bashku ëmbëlsira. Janë këta fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të cilët u mblodhën për të festuar ditën ndërkombëtare të fëmijëve në qendrën për komunitete në lagjën Brekoc të komunës së Gjakovës. 1 qershori është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, e këta fëmijë këtë sot e bënë me lojëra festive. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve kështu tha koordinatori I qendrës për komunitete Emrah Cermjani. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Përkrahja e Bashkimit Evropian për implementimin e Strategjisë së komuniteteve rom, ashkali dhe agjiptian në Kosovë -EU-SIMRAES-2”, është financuar nga Bashkimi Evropian-Zyra në Kosovë dhe është implementuar nga Fondacioni I Kosovës për Shoqëri të Hapur-KFOS në partneritet me Qendrën për Arsim në Kosovë-KEC dhe në Gjakovë përmes parnerit lokal OJQ “Bethany Christian Services”. 1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve. Në Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme,  të cilat kanë si qëllim rritjen e vëmendjes në drejtim të mirëqenies së fëmijëve./TV Syri Vision/