Gjakova
Shkronjat

23 biznese përfitojnë grante nga komuna e Gjakovës dhe Organizata gjermane “Help. Vlera totale e grantit është 46 mijë euro.Në mesin e 6 komunave të Kosovës, përfituese e granteve nga qeveria gjermane është edhe komuna e Gjakovës.

 Është viti I dytë me radhë që komuna e Gjakovës në bashkpunim me organizatën gjermane  “Help”, ndanë grante mbështetëse për bizneset e vogla dhe të mesme të Gjakovës. Vlera totale e grantit është 46 mijë euro, ku 20 përqind, repsektivisht 9200 euro participon komuna e Gjakovës ndërsa pjesa e tjetër  është participim nga organizata gjermane “Help”.Në prani të donatorëve dhe përfituesve, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila tha se qëllimi I përgjithshëm I këtij projekti është që të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitet në fuqizimin ekonomik.  Përfaqësuesit e organizatës gjermane thanë se projekti “Mbështejta e stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovë-Parandalimi I Migracionit dhe Stabilizimi” është financuar nga qeveria gjermane, qeveria e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunat Partnered he po zbatohet nga organizata gjermane “Help”. Mes tjerash u tha se këto grante do të ndikojnë në rritjen e bizneseve, shtimin e kapaciteteve të tyre prodhuese si dhe shtimin e numrit të punëtorëve./TV Syri Vision/