Gjakova
Shkronjat

Kandidatët për deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qendruar në Gjakovë, me këtë rast ata u takuan me qytetarë te kësaj komunës së Gjakovës dhe zhvilluan fushatë paraelektorale.

Me këtë rast kryetari degës së Vetëvendojses në Gjakovë dhe njëherit kandidati për deputet në kuvendin e Kosovës, Driton Çaushi potencoi se Vetëvendojse nuk beson se çfarëdo reforme në ekonomi, në mirënqenien e përgjithëshme, në barazinë sociale mund të niset pa një shtyllë të fortë të drejtësisë të  cilën ai tha se është njëra nga qështjet krysore të programit të lëvizjes Vetëvendosje. Nga ana tjetër kandidati për deputet, Glauk Konjufca tha se me 11 qershor do të marrim vendim I cili e përcakton se qka do të ndodh në Kosovë jo në 4 vitet e ardhshme por sipas tij në 40 vitet e ardhshme.Edhe kandidatët e tjerë të këtij subjekti politik përmendën disa nga prioritet të cilat janë pjesë e programit të lëvizjes Vetëvendosje. Mes tjerash ata thanë se 11 qershori do të jetë ditë e festës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj që kjo fitore të jetë sa më bindëse dhe sa më e madhe duhet që masoviksiht të dilni dhe të votoni./TV Syri Vision/