Gjakova
Shkronjat

Pjesëtarë të koalicionit LDK, AKR, dhe Alternativa janë takuar me banorë të regjionit të Hasit të Gjakovës. Një takim i tillë është mbajtur në fshatin Lipovec.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari i LDK-së, dega në Gjakovë, Luan Gola ka përmendur investimet që janë bërë në regjionin e Hasit. Ndërkaq duke folur për punën e ministrit për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashi, ai ka thënë se drejtuesi i kësaj ministrie ka krijuar politika për moslargimin e të rinjve nga Kosova.

Këtu u prezantuan edhe disa nga kandidatët për deputet nga radhët e këtij koalicioni parazgjedhor. Bile, Njër prej tyre, foli për investimet që I ka kthyer e para e komunës së Gjakovës në regjionin e Hasit.

 

Pas fjalimeve, këtu nuk mungoi as muzika.

 

E ata që erdhën në këtë takim patën mundësinë të shohin ndeshjen në mes të klubit futbollistik “Juventus” dhe atij “Real Madrid”, aktivitet ky i cili u organizua nga koalicioni LDK, AKR, dhe Alternativa./Tv Syri Vision/