Gjakova
Shkronjat

Koalcioni LDK, AKR, dhe Alternativa, sot nga ora 17:00 do të bëjë hapjen e fushatës në komunën e Gjakovës. Tubimi i koalicionit me qytetarë të komunës së Gjakovës, do të mbahet në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

 

“Bashkë të vendosur për Kosovën që duam”. Kështu shkruhet në rrjetin social facebook, në ftesën që bën ky koalicion për qytetarët e Gjakovës që të bëhen pjesë e këtij tubimi. Prezentë në sallën e sporteve “Shani Nushi” do të jetë edhe kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, si dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, poashtu kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila./Tv Syri Vision/