Gjakova
Shkronjat

Kjo është hera e tretë me radhë, që mbahet gara malore me biçikleta, e i cili eveniment mban emrin “Gjylgjyzare Karraxhija Xharavina”. Një ngjarje e tillë sportive edhe kësaj here, u zhvillua në shtigjet e Shkugëzës në Gjakovë.

Për të parë nga afër, garën e çiklistëve të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës, erdhi edhe i pari i Federatës së Ciklizmit të Kosovës.

Nikoqir i këtij evenimenti sportiv, edhe kësaj here ishte Klubi i Çiklizmit “137” nga Gjakova.

E pas garës e cila zgjati më shumë se një orë, e radhës ishte të shpalleshin fituesit. Në kategorinë e pionerëve vendin e parë e zuri Drilon Begu, kurse për moshën 13 deri në 15 vjec Molos Delija. Deni Musa u shpall më i miri në kategorinë hobi dhe veteran. Ndërkaq ndër juniorët pjesëmarrës në këtë garë, fitues u shpall Sami Hasani. Në fund cmimin elitë e shpërndau bashkëshorti i së ndjerës Zarushit, për çiklistin Besart Grezda.

 

 

Përveq çiklistëve pjesëmarrës në këtë garë, organizatorët nderuan me mirënjohje edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, stafin mjekësor të emergjencës në QKMF, Tv Syri Vision dhe shumë të tjerë./Tv Syri Vision/