Gjakova
Shkronjat

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar I degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa u takua me banorët e fshatërave Bërjahë dhe Stubëll të komunës së Gjakovës.

Gjatë këtij takimi ai kërkoi mobilizim nga banorët e kësaj ane si dhe u shpreh I bindur se koalicioni AAK-PDK-NISMA do ti fitoj zgjedhjet mbi 80%. Sipas tij në mesin e 70 prioriteteve të këtij koalicioni ai më kryesori është zhvilimi ekonomik I vendit. Ai shtoi se ka ardh koha e fillimit të ri dhe amaneti I atyre që dhanë jetën për liri do të dërgohet në vendin e duhur. Mes tjerash Beqa ftoj banorët e rajonit të Rekës së keqe që të përkrahin koalicionin PDK-AAK-NISMA sepse sipas tij nëse arrihet kuota 50% e votave atëherë për herë të parë në Republikën e Kosovës komuniteti serb nuk do të jetë pjesë e qeverisë./TV Syri Vision/