Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të fushatës elektorale kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e  Partisë Demokratike e Kosovës u takuan me qytetarët e komunës së Junikut.

Kandidati Hajdar Beqa I cili njëherit është edhe kryetar I degës së PDK-së në Gjakovë iu drejtua të pranishmëve duke thënë se Juniku është I vogël por ka një zemer të madhe, andaj kërkoj nga ju që të mbështesni fuqishëm konceptin fillimi i ri sepse do t’ia kthejë shpresën qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këtë tubim ishte I pranishëm edhe kandidati për deputet Xhavit Haliti I cili ftoj qytetarët e Junikut që të përkrahin kandidatët e PDK-së pasi që sipas tij secili prej tyre ka fokus interesin e qytetarëve. Me këtë rast ai përmendi edhe disa nga prioritetet e qeverisjes së tyre. Kandidatët falënderuan qytetarët e Junikut për mbështejten si dhe u shprehen se nga qeverisja Haradinaj dhe Veseli, Kosova do të ketë një prosperitet, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë në cdo fushë si në arsim, shëndetësi, bujqësi etj./TV Syri Vision/