Gjakova
Shkronjat

Banorët e fshatërave Shishman, Smolicë dhe Popoc të komunës së Gjakovës u takuan me Kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Hajdar Beqa. Në këtë takim elektoral Beqa  shpalosi platformën qeverisësë të Koalicionit PDK-AAK-NISMA.Me këtë rast ai iu drejtua banorëve të kësaj ane duke thënë se  Reka e keqe ka dhënë shumë për vendin e ne do të ia kthejmë shpresën vendit tonë e për këtë nevojitet vota juaj.

 Në 100 ditët e ardhshme do të shihen hapat e parë të konceptit politik Fillimi I ri I cili ka projekte të shumta tha Beqa. Të gjitha projektet të cilat janë në progarimin qeverisës të koalicionit PDK-AAK-NISMA  do të realizohen. Premtoj se do të jem zëri I juaj, andaj kërkoj votën tuaj sepse një votë e Rekës së keqe  vlen më shumë sesa votat e rajoneve të tjera kështu u shpreh kandidati për deputet Hajdar Beqa i cili njëherit ftoj banorët e kësaj ane që të votojnë masovisht të dielën me 11 qershor./TV Syri Vision/