Gjakova
Shkronjat

Stacioni Policor I komunës së Gjakovës sot ka pranuar një vizitë të veqantë. Këtë institucion e kanë vizituar vogëlushët e parafillores së fshatërave  Shqiponjë dhe Cërmjan. Kjo vizitë është mirëpritur nga zyrtarët policor të këtij stacioni.

Parashkollorët e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” të fshatit Shqiponjë së bashku me ata të shkollës “Ali Hasi” të fshatit Cërmjan vizituan sot stacionin policor në komunën e Gjakovës. Ata u pritën nga togerja Laura Krekaj dhe zyrtarët policor të këtij stacioni. Edhe pse të vegjël ata ishin shumë  kureshtar, këtë e treguan përmes pyetjeve që ia drejtonin togeres. Të pyetur se qfarë njohuri kanë për Policinë e Kosovës, vogëlushët thanë se janë persona të mirë të cilët mbrojnë njerëzit. Prashkollorët ishin të shoqëruar nga edukatoret e tyre. Ato thanë që kjo vizitë erdhi për shkak se fëmijët dëshironin të dinin për Policinë e Kosovës dhe funskion që ajo ka. Fëmijët patën rastin që të informohen për  punën dhe shërbimet që ofron Policia e Kosovës,  konkretisht stacioni policor I Gjakovës.Vizita e këtyre fëmijëve u mirëprit nga zyrtarët e Policisë./TV Syri Vision/