Gjakova
Shkronjat

Në takimin  e fundit elektoral të mbajtur me banorët  e fshatit Duzhnje  të komunës së Gjakoëskandidati për deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa shpalosi programin qeverisës të konceptit fillimi I ri. Me këtë rast ai u shpreh I bindur në fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA. 

Në parlament do të jemi për të lehtësuar dhe ndihmuar jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës shtoi mes tjerash Beqa. Kandidati për deputet Hajdar Beqa në ditën e fundit të fushatës takoi edhe banorët e rajonit të Dushkajës të cilët edhe I ofruan mbështetjen e tyre. Ai faëlnderoi elektoratin për mbështejen duke thënë se të gjitha projektet të cilat janë në progarimin qeverisës të koalicionit PDK-AAK-NISMA  do të realizohen. Premtoj se do të jem zëri I juaj, andaj kërkoj votën tuaj sepse një votë e këtij rajoni vlen më shumë sesa votat e rajoneve të tjera kështu u shpreh kandidati për deputet Hajdar Beqa i cili njëherit ftoj banorët e kësaj ane që të votojnë masovisht të dielën me 11 qershor./TV Syri Vision/