Gjakova
Shkronjat

Në hapjen zyrtare të panairit të parë “Malësia e Gjakovës”, erdhën përfaqësues nga Bashkia e Tropojës, Hasit të Shqipërisë, si dhe zanatlinj nga të dy anët e kufirit.

Një aktivitet i tillë zgjoi kurreshtjen edhe tek banorët e komunës së Gjakovës, por edhe të përfaqësuesve nga institucione të ndryshme lokale. Kjo ngjarje e cila po ndodh për herë të parë, u organizua nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Në hapjen zyrtare të tij, u tha se panairi “Malësia e Gjakovës” do të promovojë turizmin, kulturën dhe traditën, por edhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Në hapjen zyrtare të panairit, foli edhe drejtori për kulturë, rini, dhe sport nga Bashkia e Hasit. Sipas tij, kjo ngjarje ka një vlerë të madhe.

Të pranishmëve, i’u drejtua me një fjali rasti, edhe njëra nga pjesëmarrëset në panair nga Bashkia e Tropojës.

Panairi “Malësia e Gjakovës” është bashkëfinancim në mes të Kuvendit Komunal të Gjakovës, dhe organizatës zvierane Swisscontact.

E pas fjalimeve zanatlinj nga Bashkia e Hasit, Tropojës, dhe komuna e Gjakovës shijuan një koktel të përbashkët, ku edhe patën mundësinë të njihen mes vete, por edhe të njoftohen me veprimtaritë e njëri tjetrit./Tv Syri Vision/