Gjakova
Shkronjat

Akomodimi i pjesëmarrësve në panairin “Malësia e Gjakovës” filloi që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme. E kur ora po shënonte dhjetë, gjithcka ishte gati. Zanatlinj nga Komuna e Gjakovës, Bashkia e Hasit, dhe ajo e Tropojës, kishin vendosur produktet e tyre në shtande në pjesën e njohur si Loma e Drithit në Carshinë e Vjetër në komunën e Gjakovës.

Në këtë kohë, fjalimin hyrës e bëri e para e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Silvana Domi. E pas kësaj, e radhës ishte pika artistike me valle popullore qytetare.

E pjesëmarrësit në këtë panair, u shprehën të kënaqur me organizimin që bëri komuna e Gjakovës. Ata folën edhe për produktet që kishin sjellur me vete.

Zanatlinjtë u shprehën se pavarësisht kalimit të viteve, produktet artizanale vazhdojnë të zgjojnë interes te klientët e interesuar për t’i blerë ato. Ky aktivitet në Gjakovë, sipas tyre do të ndikojë në promovimin e mëtejshëm të tyre.

Pjesë e panairit “Malësia e Gjakovës” u bënë 45 zanatlinj nga të dy anët e kufirit./Tv Syri Vision/