Gjakova
Shkronjat

Në Gjakovë është hapur një ekspozitë kolektive, pjesë e të cilës u bënë punime nga tetë piktorë të rinj gjakovarë.

Këtu ndodhen punime të gjithsej tetë piktorëve nga Gjakova. Kjo Ekspozitë Kolektive, u organizua në kuadër të manifestimeve kulturore për nder të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.

Piktorët Butrint Emra dhe Bardha Buza folën edhe rreth motiveve që kishin përdorur për këto punime të ekspozuara këtu.

E adhuruesit e pikturës, dhe ata që erdhën për të parë nga afër këto vepra, vlerësuan lartë punën që kishin bërë këta tetët artistë.

Në këtë ekspozitë kolektive ndodheshin edhe piktura të piktorëve gjakovarë, Gembi Xërxa, Alban Meka, Fisnik Caka, Almir Meqa, Kushtrim Bajraktari, dhe Kushtrim Ponosheci.