Gjakova
Shkronjat

9-të Vjetori i Pavarësisë së Kosovës në komunën e Gjakovës u shënua me një sërë aktivitetesh kulturore. Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Postën e Kosovës sot promovuan pullën postare “Nesimi Dervishdana”.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin përfaqësues të tarikateve, udhëheqës fetar, përfaqësues të institucioneve lokale, deputet, familjarë të dëshmorëve, miq dhe dashmirë të familjes Dervishdana.

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë u mblodhën qytetarë të komunës së Gjakovës, përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të tarikateve, udhëheqës fetar, familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, deputet si dhe miq e dashamirë të familjës Dervishdana. Qëllimi i këtij tubimi ishte promovimi i pullës postare “Nesimi Dervishdana”, e cila u realizua nga komuna e Gjakovës në bashkpunim me Postën e Republikës së  Kosovës. E para që mori fjalën ishte kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila.

Nesimi Dervishdana hyri në kujtesen dhe historinë tonë me 26 Korrik 1981 duke treguar që guximi dhe sakrifica ishte thirrje për qëndres dhe përpjekje për liri, kështu tha Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës Halit Isufi.

Në anën tjetër nipi i të ndjerit Nesemiut shprehu falënderime për nderin që iu bë familjes Dervishdana. Në emër të familjeve të dëshmorëve foli Beqir Zenelaj. Të pranishmit patën rastin që të shohin edhe dokumentarin “Dera e sakrificës”, në të cilin u prezantua jeta dhe vepra e Nesimiut dhe familjes së tij. Në këtë manifestiv nuk mungoi edhe kënga. Mes tjerash u tha se familja Dervishdana dhembjen e shndërroi në forcë dhe krenari.