Gjakova
Shkronjat

Qytetarët e komunës së Gjakovës kanë zgjedhur bregdetin shqiptarë që të kalojnë pushimet e tyre verore. Arsyeja që ata e preferojnë bregdetin e Shqipërisë janë qmimet janë më të volishtme dhe bukuritë natyrore.

Bregdeti i Shqipërisë mbetet destinacioni kryesor i shumë njerëzve nga Kosova për t’i kaluar pushimet e verës. Në këto temperatura të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, qytetarët e komunës së Gjakovës kanë zgjedhur mënyra të ndryshme se si të  freskohen. Ata shprehën një laramani pëlqimesh për vendet që do t’i kalojnë pushimet. Ndër më të preferuarat ishin plazhet e bregdetit shqiptar, përkatësisht Durrësi, Velipoja, Shëngjini dhe Saranda.Ajo më kryesorja sipas tyre është se qmimet janë më të volitshme. Krahas kushteve ekonomike ata përsëri e bëjnë të mundur që të shkojnë në bregdet të paktën një javë. Disa e frekuentojnë më shpesh plazhin e Durrësit. Sipas Agjencive Turistike gjatë këtyre ditëve është rritur kërkesa për udhëtime turistike drejtë Sarandës dhe Ksamilit por edhe interesimi për t’i kaluar pushimet në bregdetin turk e në veçanti për Antalian është rritur shumë në sezonin e verës 2017. E sa i përket biletës së udhtimit qmimet variojnë kështu: Gjakovë-Shëngjin dhe Gjakovë-Velipojë bileta kthyese është 10 euro, ndërsa Gjakovë- Sarandë bileta kthyese kushton 25 euro si dhe Gjakovë- Ulqin qmimi i biletës kthyese është 20 euro. Janë të rinjtë ata që preferojnë vende më dinamike për pushime siç janë Saranda,  Ksamili, Antalia, që i karakterizon edhe rruga e gjatë, ndërsa personat e shtyrë në moshë si duket po preferojnë më shumë plazhin e Velipojës dhe Shëngjinit për shkak të udhëtimit më të shkurtë dhe qetësisë që ofrojnë këto vende.Sido që të jetë secili ka bërë përgjedhjen se si të kalojë këto ditë të nxehta vere për të pushuar apo relaksuar qoftë në bregdet, qoftë në pishinë e besa edhe në brigjeve të drinit dhe erenikut./TV Syri Vision/