Gjakova
Shkronjat

Muzikantet e reja, Rejsi Prosi dhe Xhilda Bardhi, janë ato që bënë hapjen e koncertit të parë, në kuadër të Akademisë Verore të Muzikës Evropiane që po mbahet në qytetin e Gjakovës.

Duke folur për eksperiencën e tyre më të re, si pjesëmarrëse në këtë akademi, ato u shprehën se provat e shumta që po bëjnë këto ditë, kanë një vlerë të madhe për të ardhmen e tyre si muzikante.

Ndërsa të performojnë në koncertin e parë të ESMA-s, ato thonë se është një privilegj dhe eksperiencë e bukur.

Drejtori artistik i ESMA-s, Desar Sulejmani duke folur për organizimin e këtij evenimenti të muzikës, u shpreh se këtë vit gjërat ishin edhe më të qarta. Ndërsa për koncertin e parë, tha se u munduan që të sjellin një concert të larmishëm.

Koncerti i radhës gjatë Akademisë Verore të Muzikës Evropiane 2017, do të mbahet të dielën./Tv Syri Vision/