Gjakova
Shkronjat

Nga 31 maji i këtij viti, qytetarët e komunës së Gjakovës kanë një adresë tjetër për paisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve.

Ky objekt i ri i Drejtorisë për regjistrim të automjeteve dhe asaj për paisje me dokumente, u inicua nga Ministria e Punëve të Brendshme , konkretisht nga agjencia i regjistrimit civil që nga viti 2010. Sipas udhëheqësit të qendrës për regjistrim të automjeteve dhe patent shoferëve, me ndërtimin e këtij objekti, janë përmirësuar kushtet e punës për punonjësit, por edhe shërbimet ndaj qytetarëve të Gjakovës.

Vlera e investimit për ndërtimin e këtij objekti nga Ministria e Punëve të Brendshme ësht6ë 400 mijë euro. Duke folur për procedurat e aplikimit për këto dokumente, Kastrati thotë se ato nuk kanë ndryshuar. E në kohën kur interesimi I qytetarëve për tu pajisur me dokumente është rritur, ai thotë se stafi i punëtorëve janë të përkushtuar që të ofrojnë shërbime korrekte dhe të shpejta.

Të kënaqur me ofrimin e shërbimeve këtu, u shprehën edhe qytetarët që erdhën për tu pajisur me dokumente.

Aktualisht në këtë institucion shtetëror, të punësuar janë rreth 25 punëtorë./Tv Syri Vision/