Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të investimeve kapitale, në komunën e Gjakovës  janë duke u realizuar projekte të shumta infrastrukturore. Në lagje të ndryshme të qytetit disa rrugë kanë përfunduar,  ndërsa ka edhe të tjera ku janë në punim e sipër apo pritet të nisin këto ditë. Ndërsa një rrugë tjetër e cila iu shtua infrastrukturës së përgjithshme rrugore në komunën e Gjakovës është rruga “Muharrem Domi” e cila lidh qytetin me kodrën e çabratit.

Kështu dukej rruga “Muharrem Domi” 3 muaj më parë. Mirëpo sot pamja e saj ka ndryshuar për të mirë, kjo ngase është bërë asfaltimi i kësaj rruge e cila lidh lagjen Gërqar me Kodrën e Qabratit. Pra bëhet fjalë për asfaltimin e aksit rrugor që fillon nga qendra e mjekësisë familjare në këtë lagje dhe vazhdon deri në afërsi të objektit Tyrbja e Qabratit. Finalizmi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët e këtushëm. Asflatimi I rrugës “Muharrem Domi” ka krijuar lehtësira në qarkullimin normal të trafikut në këtë pjesë të qytetit. Tashmë qarkullimin më të lehtë po e kanë edhe fëmijët. Padyshim se asfaltimi i kësaj rruge ka përmirësuar dukshëm kushtet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve pasi që kjo pjesë është shumë e frekuentuar. Kjo rrugë ka një gjatësi prej rreth 400 metrash, gjerësi prej 6 metrash si dhe në të dy anët ka trotuare me gjerësi prej 2 metrash. Përveq këtij projekti, një rrugë tjetër e cila do ti shtohet infrastrukturës së përgjithshme rrugore në komunën e Gjakovës është edhe  rruga “Bujar Roka” e cila është segmenti i parë i unazës së qytetit. Të dyja këto projekte kapin vlerën prej 800,000 Euro të investuara, prej të cilave 30% investim i komunës dhe 70% investim i qeverisë zvicerane përmes projektit Helvetas Demos. Zyrtarët komunal thonë se  këto rrugë nuk janë të vetmet, pasi që në kuvendi komunal I Gjakovës ka edhe një mori projektesh tjera infrastrukturore të cilat janë të planifikuara të nisin ditëve në vazhdim./TV Syri Vision/