Gjakova
Shkronjat

Notari i klubit “Vëllaznimi”, Granit Godeni ka fituar katër medalje të arta në kampionatin individual të Kosovës që është mbajtur në Durrës të Shqipërisë. Ai ishte përfaqësuesi i vetëm i klubit gjakovar i cili arriti të jetë më i miri në disiplina të ndryshme si shpinë, krol, stil të përzier etj.

 Ky është Granit Godeni i cili ka 5 vite që mirret me sportin e notit. Ai është notar i vetë, i klubit “Vëllaznimi” i cili tash së fundmi ka përfaqësuar klubin në garat e kampionatit individual të Kosovës të cilat janë mbajtur në Shqipëri. Graniti tha se falë përgatitjeve intenzive arriti që të fitoj katër nga pesë medaljet e mundshme të këtij kampionati. Ai është vetëm 17 vjeqar dhe këtë vit ka marrë pjesë edhe në garat e notit në Podujevë ku ka zënë vendin e parë në disiplinën 200 metra krol, ndërsa vendin e dytë në  disiplinën 50 metra shpinë. Përveq tij në këtë klub janë edhe notarët Ledi Paloja 18 vjeqar dhe Rroni Rizvanolli 15 vjeqar. Edhe pse të rinj në moshë ata kanë përfaqësuar klubin e notit “Vëllaznimi” në gara të ndryshme vendore dhe nderkombëtare. Të sukseshme po tregohen edhe notaret fillestare.Që klubi të tregojë suksese si në arene vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare po përkujdeset kryetari Ymer Lota i cili nëjherit është edhe trajner. Ai na tha se në këtë klub janë gjithësej 40 notarë, mirëpo të rregullt janë 18 notarë ndërsa  punohet që nga mosha 4 vjeqare e deri tek moshat e reja. Klubi Vëllaznimi mirret me trajnime të shumta si: Trajnime dhe aftësim në not, Stërvitje profesionale për notarët,  Organizim dhe përparimi profesional i notarëve, trajnerëve, referëve, poashtu merrë pjesë në manifestime dhe gara në nivel të vendit dhe nderkombetare si dhe ndihmon në promovimin dhe zhvillimin e sportit të notit të komunën e Gjakovës./TV Syri Vision/