Gjakova
Shkronjat

Qendra Rajonale per Aftësim Profesional në komunën e  Gjakovës sot zyrtarisht ka bërë lansimin e projektit “Punësimi i të rinjëve në Kosovë”.Në tërë Republikën e Kosovës do të jenë 50 grante ndërsa vlera maksimale e mbështetjes do të 4 mijë euro dhe në secilën qendër do të jenë  22 vijues  të aftësimit profesional “Filloni me biznesin tuaj”.

Të shumtë ishin ata që morën pjesë në hapjen zyrtare të aplikimit për projektin “Punësimi i të rinjëve”. Pjesë e këtij projekti është edhe Qendra Rajonale për Aftësim Profesional në Gjakovë ku do të ofrojë programin e trajnimit “Ndërmarrësit e rinj fillojnë biznesin”. Sipas drejtorit të kësaj qendre Shaban Laha trajnimi do të zgjasë 10 ditë dhe gjatë kësaj periudhe kursanti do të indentifikojë idenë e tij të biznesit. Giz në bashkpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë identifikuar nevojen  ofrimit të  një mase aktive të tregut të punës e cila është “Vetpunësimi” dhe nga kjo do të ofrohet një program për ndërrmarrësit e ri që të fillojnë biznesin, i cili ka gjetur mbështetjen edhe nga Agjencioni i Punësimit të Republikës së Kosovës. Lansimi i këtij projekti është bërë që nga data 11 korrik dhe do të jetë i hapur deri me 28 gusht. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që janë të regjistruar në qendëra të aftësimit profesional dhe duhet të jenë nga mosha 18 deri në 35 vjeqare.Ndërsa për personat e riintegruar dhe minoritetet nuk ka moshë të limituar. Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në zyret e punësimit në komunën përkatëse ose mund të klikojnë në web faqen www.yesforkosovo.org./TV Syri Vision/