Gjakova
Shkronjat

Ky është fshati Zylfaj i komunës së Gjakovës, i cili gjendet 9 kilometra larg qytetit. Në Një fshat me sipërfaqe të madhe, por shumë pak i banuar.

Këtë e vërtetuam edhe gjatë rrugëtimit tonë në këto anë. Por diku nga fundi i këtij fshati, gjendet lagjja Prush, në të cilën gjenden10 shtëpi, me afërsisht 70 banorë. Të gjithë këta mbajnë mbiemrin Prushi, pra janë një familje. Ata, tregojnë se para luftës së fundit e cila u zhvillua në Kosovë, këtu pati edhe më shumë shtëpi. Pas luftës gjërat ndryshuan, disa vendosën të vazhdojnë jetën në qytet, e shumë të tjerë jashtë Kosovës. 

Këta banorë që jetojnë në këtë anë, sigurojnë jetesën e tyre përmes bujqësisë dhe blegtorisë. Por, ata thonë se shumicën e produkteve që i kultivojnë i konsumojnë vetë, e shumë pak i shesin. E faktin se ky fshat është i pabanuar, e lidhin me mungesën e investimeve nga qeveria lokale dhe ajo qëndrore, sidomos në infrastrukturë.

 

Mungesa e infrastrukturës dhe kushteve të tjera, u ka sjellur vështirësi edhe të rinjve të cilët po vazhdojnë të jetojnë në këtë fshat. Por, kjo nuk indal për të arritur synimet që kanë, sidomos në aspektin e shkollimit. E tillë është Iliriana, e cila është duke studiuar në fakultetin e juridikut.

Të kotaktuar nga Tv Syri Vision, zyrtarë në Kuvendin Komunal të Gjakovës deklarojnë se për këtë zonë ka projekte të planifikuar, por që në mungesë të mjeteve financiare për momentin nuk mund të impelmentohen. Megjithatë, ata thonë se do tgë bëjnë përpjekje që këto projekte, sidomos ai për ndërtimin e rrugës të realizohet në të ardhmen./Tv Syri Vision/