Gjakova
Shkronjat

Një vit që nga vdekja tragjike e Dafina Zhubit nga Gjakova, por e cila jetonte në Zvicër. 34 vjecarja më 17 shkurt të vitit të kaluar po qëndonte në Kosovë për vizitë, kur edhe u gjet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

Edhe sot e kësaj dite rrethanat e kësaj ngjarjeje janë të paqarta, por e ëma e saj vazhdon të kërkojë drejtësi për vajzën Dafinën.

Një vit më parë, Dafina Zhubi nga Gjakova, u gjet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta. Sot u bë plot një vit nga ndarja nga jeta e kësaj vajze, por dhimbja është ende e madhe për familjarët e saj. Ganimete Lloqani, e ëma e Dafinës as sot e kësaj dite nuk është e qetë. Kjo, pasiqë sipas saj, drejtësia për të bijën e saj nuk është vënë ende nga institucionet e drejtësisë. Lloqani, në mes lotësh, u shpreh se është e padrejtësi që vajza e saj është e vdekur, dhe kryesi I kësaj vepre sipas saj është në liri.

Megjithatë, e ëma e Dafinës, u shpreh se nuk e ka ndërmend që të dorëzohet. Ajo do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për vajzën e saj, përmes rrugëve të tjera. Dafina është vajza e vetme e zonjës Lloqani. Sipas raportimeve të medieve kosovare, në kohën kur Dafina Zhubi u gjet e vdekur në banesën e saj,  i dyshuari për vrasjen e saj me inicialet A.D, i cili ishte edhe i dashuri i Dafinës,  ishte arrestuar nga autoritetet policore. I njëjti, me vendim të gjykatës themelore në Prishtinë, ishte liruar në gusht të vitit të kaluar, pas një kërkesë që kishte ardhur nga prokurorja e rastit.