Gjakova
Shkronjat

Së shpejti në komunën e Gjakovës do të ndërtohet objekti i ri dhe shumë modern i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas zyrtarëve komunal procedurat tenderuese janë kryer dhe kompania e cila do të kryejë punimet është përgjedhur mirëpo priten afatet ligjore të prokurimit.

 Gjithqka nisi në konferencën e donatorëve në vitin 2014 ku kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila e prezantoi projektin për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Tash pas tre vitesh ky projekt po realizohet. Ndërtimi i këtij institucioni shëndetësor pritet të filloj së shpejti kështu tha udhëheqesja e sektorit të shëndetësisë pranë drejtorisë së shëndetësisë dhe mirëqenies sociale  Dafina Kazazi Olloni. E vendi në të cilin është përgjedhur që të ndërtohet kjo qendër është përballë stadiumit të qytetit , konkretisht në afërsi  të shkollës ë mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi”. Ndësra Qendra aktuale Kryesore e Mjekësisë Familjare do të mbetet kështu deri në momentin e ndërtimit të objektit të ri. Objekti i ri i QKMF-së do të ndertohet me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkpunim me kuvendin komunal të Gjakovës.Ndryshe komuna e Gjakovës dhe shoqëria civile para konferencës së donatorëve kishin pergatitur rreth 40 projekte nga më të ndryshmet të cilat u prezantuan para donatorëve. Disa nga organizatat nderkombëtare pjesëmarrëse ishin USAID, UNDP, Swiss Corporation, Austrian Development , GIZ, KFW e të tjera. Vetem disa prej 40 projekteve kanë filluar realizimin e disa të tjera janë në bisedime. /TV Syri Vision/