Gjakova
Shkronjat

Një grup maturantësh shënuan 35 vjetorin e matures në Gjakovë.Grupi që mësuan në drejtimin e gjeodezisë u takuan pas shumë vitesh me vete.

U takuan pas 35 vitesh. Këta janë maturantët e gjeneratës së vitit  1981-1982 të cilët shkollimin e mesëm e kryen në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha”  në Gjakovë, konkretisht drejtimin e gjeodezisë e që në atë kohë  ishte shkolla e vetme në Kosovë e këtij drejtimi. Edhe sot u ulën në bankat shkollore që të kujtojnë kohën kur ata ishin maturantë. Ilmi Zherka ishte profesori i cili e edukojë këtë gjeneratë në vitet  të cilat sipas tij ishin më të vështirat për edukimin dhe arsimin e popullit shqiptar. Disa u takuan për herë të parë e disa të tjerë janë takuar edhe më heret. Ata të emocionuar kujtuan kohën e viteve të 80-ta si dhe u shprehën të lumtur që shënuan 35 vjetorin e maturës së tyre. Në këtë gjeneratë ishin vetëm 3 maturante në mesin e tyre ishte edhe Ryve Krasniqi. Organizatori i këtij takimi tha se për ti mbledhur të gjithë së bashku në këtë përvejtor iu është dashur një vit kohë. Në klasën e gjeodezisë ishin gjithësej 26 maturantë të cilët vinin nga Gjakova, Peja, Klina, Rahoveci, Opoja e vende të tjera. Disa prej tyre vazhduan studimet  dhe tani punojnë në këtë fushë por k a edhe të tjerë që jetojnë dhe veprojnë  jashtë vendlindjes./TV Syri Vision/