Gjakova
Shkronjat

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka deklaruar për televizionin  Syri Vision ka thënë se koalicioni LAA deri në orët e pasdites nuk ka marrë ftesë zyrtare për dakordimin e seancës konsitutive të kuvendit  nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi. 

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila në një deklaratë për televizionin  Syri Vision ka thënë se koalicioni LAA deri më tani nuk ka marrë ftesë zyrtare për dakordimin e seancës konsitutive të kuvendit  nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi. Sipas saj zgjatja e një takimi të tillë apo edhe e seancës konsitutive ka zgjatur për arsye të mungesës së shumicës së koalicionit PAN. E pyetur se a do të pranojë të bëjë LAA koalicion me PAN apo Vetvendosje, Kusari Lila ka thënë se bisedimet kanë filluar me Lëvizjen Vetvendosje./TV Syri Vision/