Gjakova
Shkronjat

Këto shporta të reja të cilat po vendosen këto ditë nëpër rrugë të ndryshme në qytetin e Gjakovës, po zëvendësojnë ato të vjetra dhe të dëmtuara. Paralelisht me këto, ka filluar edhe rregullimi i 11 pikave të grumbullimit të mbeturinave, të cilat gjenden pranë ndërtesave kolektive.

Abetare Domi, zëdhënëse në komunën e Gjakovës thotë se një punë e tillë, ka filluar si rezultat i një kërkese të kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. E gjithë kjo, në kuadër të projektit “Ndërtimit dhe rregullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave”.

Domi thotë se vendosja e këtyre shportave, por edhe rregullimi i këtyre pikave grumbulluese, është mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune.

Pikat e grumbullimit të mbeturinave përcaktohen nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Zyrtarë në këtë dikaster, janë shprehur se ato tek banesat kolektive paraqesin problem që shumë vite.

 

Sipas zyrtarëve komunalë në Gjakovë, projekti “Ndërtimi dhe rregullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave” do të finalizohet këtë javë. Në tërësi y projekt kap vlerën e 85 mijë eurove./Tv Syri Vision/