Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural vazhdon me subvencionimin e sektorit të bujqësisë në komunën e Gjakovës. Kësaj rradhe u mbështeten 25 bletarë me komplete për bletari. Vlera e këtij projekti është 8 mijë e 550 Euro.

 25 bletarë të komunës së Gjakovës janë paisur sot me komplete për bletari. Një komplet i pajisjeve përbëhej nga: Vaska e punës nga metariali inox, depoziti i mjaltës i kapacitetit 50 kg, filteri për nxjerrjen e mjaltës, kova për bartje të mjaltës, thika manuale dhe thika elektrike. Ky është subvnencionimi i radhës nga Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pranë kuvendit komunal. Sipas drejtorit Bekim Ermeni, nga vlera e përgjithshme e këtij projekti komuna ka participuar 80% ndërsa bletarët 20%. Ermeni tha se komuna nuk do të ndalet vetëm me kaq . Ai ju dha edhe një lajm të mirë bletarëve. E këtë komplet e mirëpritën bletarët të cilët thanë se është një ndihmesë e madhe për kultivimin e mjaltit cilësor. Se si duhet të përdoret ky komplet u tregoi përfaqësuesi i kompanisë tenderuese. Ndryshe zyrtarët e drejtorisë së BPZHR-së njoftuan se në fund të muajit Gusht  dhe në fillim të muajit Shtator do të zhvillohen dy aktivitete në sektorin e bletarisë, e që janë vizita studimore dhe festa e mjaltit të cilat do të përmbyllin vitin 2017 si të sukseshsëm sa i përket mbështetjes së sektorit të bletarisë nga kuvendi komunal./TV Syri Vision/