Gjakova
Shkronjat

Zgjodhën pikërisht ambientet e Kishës së Shën Mihillit, për të zhvilluar këtë aktivitet humanitar. Sot, banorët e fshatit Doblibare të komunës së Gjakovës, me mëngjes erdhën këtu për të dhuruar gjak. Njër prej tyre, pasi dhuroi gjak, pati një mesazh.

Ata që erdhën për të kryer këtë obligim humanitar, po kontrolloheshin nga stafi mjekësor i Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut. Këtu erdhi edhe famulltari i Kishës së Shën Mihillit, Don Albert Jakaj, si dhe kryetari i këshillit lokal të fshatrave Dobilbare, Berdesan, dhe Vraniq, Simon Karaqi. Ata falënderuan të gjithë ata që I’u bashkuan këtij aktiviteti.

 

 

Ata thanë se dhurimi i gjakut nga banorët e fshatit Doblibare, është shëndrruar në një traditë në këto anë të komunës së Gjakovës. Bile sipas tyre, numri i tyre po rritet cdo vit e më shumë./Tv Syri Vision/