Gjakova
Shkronjat

Me rregullat e reja në komunikacionin rrugor, kanë ndryshuar edhe disa udhëzime administrative, disa prej të cilave nga ky muaj kanë filluar edhe të zbatohen në praktikë.

Një nga këto udhëzime ka të bëjë edhe me testin e kandidatëve për patentë shoferë, të cilët tash e tutje, kalueshmërinë duhet ta kenë 85 përqind e jo 90 sic ka qenë deri më tash. Blend Parashumti, anëtar i Forumit për Siguri në Rrugë në nivel të Kosovës, thotë se ky ligj është në favor të kandidatit, duke marrë parasysh faktin se me këtë udhëzim administrativ rëndësi më e madhe do t’i kushtohet anës praktike.

Sipas Parashumtit, një udhëzim i tillë administrativ do të rrisë sigurinë në komunikacionin rrugor. Bile, ai thotë se përqindja e kalueshmërisë së testit në teori duhet të jetë edhe më e vogël.

 

Për efektet që do të sjellë ky ligj në rritjen e sigurisë në komunikacion ka folur edhe komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija. Ai përmes telefonit, i ka thënë televizionit Syri Vision se ulja e kalueshmërisë së testit për kandidatët për patentë shoferë, do të ndikojë në zvogëlimin e aksidenteve nw komunikacion, sidomos nga shoferët e rinj./Tv Syri Vision/