Gjakova
Shkronjat

Në master kursin që u mbajt në shkollën e muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren morrën pjesë instrumentistë nga vendet e mesdheut, në mesin e të cilëve ishin edhe nxënësit e shkollës së muzikës “Prenka Jakova” nga Gjakova. Në mesin e 13 instrumentistëve më të mirë të këtij master kursi ishin edhe 9 instrumentist nga Gjakova.

Këta nxënës në muajin Shtator do të udhëtojnë në Itali ku pas master kurseve që do të mbajnë do të interpretojnë në orkestren e të rinjëve të mesdheut.

 Këta janë nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova të cilët ishin pjesëmarrës në master kursin ”Muzika urë lidhëse mes popujve” me profesorët Italian i cili u mbajt në Priznren dhe u organizua nga nga IPSIA, organizatë kjo ministria e punëve të jashtme të Italisë. Në këtë aktivitet muzikor morrën pjesë instrumentistë nga vendet e mesdheut, në mesin e tyre ishin edhe ata  nga shkolla “Prenk Jakova” . Drejtori i kësaj shkolles Kastriot Sada tha se është krenari kur 9 nxënës gjakovar arritën të jenë më të mirët nga gjithsej 13 instrumentistë nga tërë Kosova.

Kjo është hera e dytë që nxënësit e kësaj shkolle arrijnë të fitojnë në master kursin ”Muzika urë lidhëse mes popujve”.

E  nxnënsit thanë se do të përfaqësojnë shkollën “Prenk Jakova si dhe qytetin e Gjakovës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në instrumentin e Violonçello janë përgjedhur: Marigona Komani, Donjeta Cermjani, Poema Dylhasi dhe Endrit Berisha ndësra violin Hana Hana dhe Eldi Hana, kurse Viol Alkesta Gllogjani,  Entela Qarkagjia dhe Ëmbla Dana Flaut. Këta nxënës në muajin Shtator do të udhëtojnë në Itali ku pas master kurseve që do të mbajnë do të interpretojnë në orkestren e të rinjëve të mesdheut.