Gjakova
Shkronjat

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurencën e femrave , po zhvillon fazën përgatitore në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë nën drejtimin e selektorit Florent Beqiri .

Kosova tashmë është kompletuar dhe për 15ditë do të zhvillojë stervitjet intensive në Gjakovë. Përfaqësuesja jonë është pjesë e Divizionit B në Kampionatin Evropian 2017.

Perfaqësuesja e Kosovës në Hendboll në  konkurencën e femrave ka filluar fazën përgatitore në ambientet e palestrës sportive “Shani Nushi” në Gjakovë. Hendbollistet e grupmoshës U17 po përgatiten intenzivisht për Kampionatin Evropian 2017. I cili do të mbahet në Shkup prej datës 30 korrik deri më 7 gusht të këtij viti.

 Pjesë e Kombëtares tonë janë hendbollistet nga klube të ndryshme të Kosovës por ka përforcime edhe nga Diaspora.

Hendbollistet kosovare tashmë kanë edhe një trajnere e cila po mundohet ti përgatisë në mënyrë të duhur fizike vajzat.

E që vajzat gëzojnë një shëndet të mirë e tha edhe mjekja e Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo është faza e parë e përgatitjeve ndërsa javën e ardhshme do të fillojnë stërvitje intensive. Vajzat kosovare janë vetëm 17 vjeqare dhe do të mundohen që të përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të tregojnë suksese në Kampionatin Evropian 2017. /TV Syri Visoion/