Gjakova
Shkronjat

Puna, angazhimi dhe përkushtimi vërehen gjatë punës që e bënë ajo. Grimerja dhe stilistja Vilma Komani ka  një kohë të gjatë që e ushtron profesionin e parukerisë.

Përgjatë  viteve sa edhe punon mundohet të sjellë trende më të reja të modeleve të flokëve dhe të grimit.

Në sallonin e saj të bukurisë “Monaliza” ofrohen shërbime nga më të ndryshmet.

Padyshim që dashuria e madhe për këtë profesion  bënë që edhe suksesi të jetë i pashmangshëm. Vilma u shpreh se do të vazhdojë që të punojë edhe më tutje, gjithmonë duke sjellë risitë dhe trendin evropian.

Vilma thotë se gjatë kësaj kohe femrat duhet të tregojnë kujdes të shtuar për grimin në mënyrë që të kenë një lëkurë të shëndetshme.

Edhe pse është një punë e gjatë dhe e mundimshme prap se prap ajo mundohet të jetë cdoherë në hap me kohën. Salloni i bukurisë ”Monaliza” ka një ambient të kënaqshëm, enterier modern dhe komod për klientet. do të vazhdojë punën e saj dhe do të përkujdeset për të nxjerrë në pah të bukurën./TV Syri Vision/