Gjakova
Shkronjat

Florid Gashi dhe Shkëlzen Goçi janë fituesit e edicionit të sivjetmë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë në Gjakovë. Dyshja fitoi në stilin “Dallëndyshe” pasi grumbulluan secili nga 58.5 pikë. Ndërsa në stilin “në këmbë” fituan Kreshnik Bejra dhe Egzon Prenqi. Ky edicion ishte më i veçantë nga edicionet paraprake pasi gara iu dedikua tri legjendave të urës:  shkrimtarit Ali Podrimja si dhe dy kampionve të shumëfishtë Besim Mulliqi si dhe Sali Riza Gërqinës.

Për të 67-tin vit me radhë u mbajtën garat e kërcimit në ujë nga ura e Fshejtë në Gjakovë. Ky është sporti që qyteti i Gjakovës ia ka “zanat” për shumë dekada.  Adhurues të shumtë të këtij sporti atraktiv u mblodhën buzë lumit të Drinit të Bardhë. Ky edicion ishte më i veçantë nga edicionet paraprake pasi gara iu dedikua tri legjendave të urës:  shkrimtarit Ali Podrimja si dhe dy kampionve të shumëfishtë Besim Mulliqi si dhe Sali Riza Gërqinës, të cilin të gjithë të pranishmit e nderuan me një minutë duartrokitje. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin zyrtarë komunal, zyrtarë policor dhe OJQ. E para që mori fjalën ishte kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Ata që garuan në stilin “Dallëndyshe” ishin:  Florid Gashi i cili nga dy kërcimet që bëri arriti që nga juria profesionale të vlerësohet me 58.5 pikë, pastaj Shkelzen Goçi me kërcimet e tij morri 58. 5 pikë si dhe kërcyesi Ludvik Prenqi arriti që të marrë 58 pikë. Çmimin e ndanë familjarët e Sali Gërqinës, kampioni i shumëfishtë i kësaj gare, i cili vdiq pak javë më parë pas një kërcimi nga Ura e Fshejtë. Fituesi Shkëlzen Goçi  me këtë rast tha se çmimin që kanë fituar ia kanë dedikuar familjes së Salih Gërqinës. Goçi shfrytëzoi rastin që të ftojë të gjithë që të marrin pjesë në këtë sport që ai e ka quajtur “sport i burrave”. I kënaqur me çmimin është shprehur edhe Florid Gashi. Ai beson që vitin e ardhshëm do të ketë më shumë garues. Fituesit mes tjerash thanë se në këtë garë e kanë ndier mungesën e Sali Gërqinës sepse sipas tyre e kishin konkurrent dhe ishte më i miri në stilin “Dallëndyshe”.Ndërsa në stilin “në këmbë” garuan rreth 10 këryes mirëpo tre prej tyre arritën të kërcejnë më  së miri. Kreshnik Bejra dhe Egzon Prenqi morën pikët maksimale  dhe ndanë vendin e parë bashkë, ndërsa kërcyesi Ardit Bejra arriti të dalë i treti. Ata thanë se ju pëlqen ky sport dhe se në edisionet e tjera do të dëshironin të garojnë në stilin “dallëndyshe”. Në këtë aktivitet u bë edhe promovimin i pullës postare “Kërcimet nga Ura e Fshejtë” nga Filateria e Postës së Kosovës. Emblema e pullës postare iu dhurua familjës së kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë Sali Riza Gerqinës. Mes tjerash u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në organizmin dhe mbarëvajtjen e edicionit të 67-të të kësaj gare. Për të nderuar garën e sivjetme erdhi edhe kampioni i shumëfishtë i kërcimeve nga ura e Fshejtë dhe ajo e Monstarit, 65 vjeqari, Kujtim Gorani. Ai nuk ka pa e bërë kërcimin e nderit në këtë ngjarje atraktive. Kërcimet nga ura e Fshejtë treguan edhe njëherë që Gjakova dhe Kosova ka kërcyes të guximshëm. Këta djelmosha të cilët kërcyen nga ura e lartë mbi 18 metra, dëshmuan guximin dhe talentin për të fluturuar në qiellin e kaltër e për tu puthitur me ujin e Drinit të Bardhë./TV Syri Vision/