Gjakova
Shkronjat

Ka rënë dukshëm numri i shkurorëzimeve në komunën e Gjakovës. Sipas zyrtarëve të qendrës për punë sociale në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 35 kërkesa për shkurorëzim, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 50 kërkesa për shkurorëzim nga qiftet-bashkëshortore.

Në  Gjykatën Themelore në komunën e Gjakovës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 35 kërkesa për prishje të martesës nga qiftet-bashkëshortore. Këto kërkesa drejtohen në qendrën për punë sociale në mënyrë që të fillojë procedurën e këtij procesi, apo të krijojë një mundësi pajtimi në mes të dy bashkëshortëve. Drejtori i kësaj qëndre, Gjon Luli është shprehur se për dallim prej 6 mujorit të vitit të kaluar, në peridhuën e njëjët të këtij viti ka rënie të numrit të shkurorëzimeve në komunën e Gjakovës. Mirëpo sipas tij ka sfida të shumta gjatë procedurës së prishjes së martesës, sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjen e kontaktimit të prindërve me fëmijët. Luli tha se ndonjëherë ndodh të ketë probleme palën,  edhe pse gjykata merrë vendim për qështjen e kontakimit me fëmijët. Përkundër sfidave të shumta qendra për punë sociale vazhdon të kryejë shërbimet në mënyrë profesionale. Sipas agjencisë së statistikave të shkurorëzimit,  në Kosovë në vitin 2016 janë paraqitur 479 kërkesa dhe shakaktori kryesor llogaritet të jetë gjendja ekonomike familjare./TV Syri Vision/