Gjakova
Shkronjat

Në një pjesë të lagjës Gerqar të komunës së Gjakovës ujërat e zeza kanë dalur në sipërfaqe. E kjo po i shqetëson banorët e kësaj ane të cilët thonë se ky problem është tash e gjashtë muaj dhe përkundër ankesave të tyre drejtuar organeve kompetente ende nuk është përmirësuar kjo gjendje.

Krejt dolën në sipërfaqe nga rrjeti i kanalizimit në  rrugën “Xheladin Nushi”në lagjën e Gerqarve në Gjakovë. E ky fakt po i shqetëson banorët e kësaj lagje të cilët thonë se ka gjashtë muaj që e kanë këtë problem. Ata janë shprehur se për mënjanimin e tyre i kanë paralajmëruar edhe organet komunale dhe kompaninënrajonale të ujësjellësit “Radoniqi” duke u dërguar kërkesë për ndërhyrje. Ujërat e zeza po janë problem edhe për fëmijët e kësaj lagje. Televizioni Syri Vision ka kontaktuar me Kompaninë e ujësjellësit “Radoniqi”. Zëdhësnësja e kësaj kompanie Kaltrina Rudi përmeskomunikatës ka thënë se si kompani kemi pranuar shqetësimet e banorëve të rrugës “Xheladin Nushi”. Ne kemi intervenuar në rrjetin e kanalizimit në këtë rrugë me kërkesë të banorëve dhe e kemi debllokuar kanalizimin në atë pjesë. Kanalizimi nuk është aset i KRU "Radoniqi", por kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, ku ne marrin përsipër mirëmbajtjen e kanalizimit, tha Rudi duke shtuar se ne kemi përgjegjësi vetëm debllokimet pra mirëmbajtjen e rrjetit, kurse për interevenime në kanalizim me ç'rast duhet të ndërrohen gypat është përgjegjësi e Komunës së Gjakovës. Ka pasur raste kur ne kemi ndihmuar Komunën duke marr përsipër edhe përgjegjësitë e saj. Për rastin në fjalë sa i përket përgjegjësive tona ne i kemi përmbushur. Por ende banorët e kësaj lagje kanë probleme pasiqë gypat janë të dëmtuar ka thënë mes tjerash zëdhënësja e KRU “Radoniqi”, Kaltrina Rudi. Ndersa kërkesa e banorëve të lagjes Gerqar është që këtu të intervenohet urgjent sepse me këto ditë të nxehta vere jetesa po është e padurueshme nga kundërmimi I kanalizimeve./TV Syri Vision/