Gjakova
Shkronjat

Familja është e shtrenjtë dhe dashuria për të nuk mbaron kurrë! Në këtë shoqëri që jetojmë, në këtë kohë moderne dhe bashkëkohore, të pakta janë ato familje të cilat jetojnë në bashkësi, mirëpo një traditë të tillë po e vazhdon familja Markaj nga fshati Osek Pashë e cila ka rreth 200 anëtarë. Për të tretin vit me rradhë kjo familje organizoi ceremoni familjare ku u takuan e festuan mes vete gjenerata të ndryshme.

U mblodhën i gjithë farëfisi. Kjo është familja Markaj nga fshati Osek Pashë i Komunës së Gjakovës. Kjo familje ka rreth 200 anëtarë ku 80 përqind prej tyre jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës. Familja është e shtrenjtë dhe dashuria për të nuk mbaron kurrë! Në këtë shoqëri që jetojmë, në këtë kohë moderne dhe bashkëkohore, jeta familjare ka ndryshuar. Të pakta janë ato familje që qëndrojnë të bashkuara mirëpo ne e kemi vazhduar traditën e të parëve tanë kështu tha njëri prej anëtrëve të kësaj familje. Arbeni na tregoi që ai është larguar nga Kosova qysh në moshën 15 vjeqare dhe ndjen shumë mallë për vendlindjen e tij. Në këtë ceremoni familjare nuk mungoi dëfrimi dhe kënga.Përmes këtij takimi ata u munduan të përqojnë vlera të mirëfillta të një familje kosovare. Se kjo familje ka vlera të veqanta e tha edhe nusja e kwsaj shtwpije Federika. Familja është vendi i parë i humanizmit, ajo është insitucioni më hyjnor dhe përbën bërthamën më të rëndësishme të shoqërisë. 25 korriku është data të cilën familja Markaj e ka caktuar si takim tashmë tradicional. Festa në këtë familje vazhdoi deri në orët e vona ku përveq këngës dhe valles mbrëmja u karakterizua edhe me fishekzjarre./TV Syri Vision/