Gjakova
Shkronjat

Kërkesa të ndryshme infrastrukturore u paraqitën nga kryetarët e këshillave lokale të komunës së Gjakovës  në mbledhjen e mbajtur me nënkryetarin e komunës Armend Vokshi dhe me përfaqësuesit tjerë komunal. Në këtë takim u tha se bashkëpunimi në mes të Kuvendit Komunal dhe Këshillave Lokale do të jetë efektiv në cdo aktivitet dhe përgjegjësi.

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të komunës së Gjakovës dhe njëherit ushtruesit të detyrës së drejtorit për Punë të Përgjithshme dhe Administratë Armend Vokshi, u mbajt takim me kryetarët e kshillave lokal të komunës së Gjakovës.  Në këtë takim kryetarët e këshillave lokal paraqitën kërkesat e komunitetit në të cilin ata jetojnë dhe bashkëveprojnë e që kishin të bënin kryesisht me infrastrukturën. Ata morën përgjigje nga drejtoresha e drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Elida Bejtullahu dhe nënkryetari i komunës Armend Vokshi. Ky takim kishte karakter informues dhe bashkëpunues me qëllim të koordinimit dhe njohjes së përgjegjësive, aktiviteteteve dhe punëve ndërmjet bashkësive lokale dhe përfaqësuesve komunal./TV Syri Vision/